Asaf Avidan - The Labyrinth Song (Albanian translation)

Albanian translation

Kenga e Labirintit

Mbremja bie dhe erresira kercenon te na perpije te gjitheve
Por eshte nje hene aty lart qe shkelqen, dhe mendoj se ndjej dike te me therrase
Eshte me shume si peshperime ndermjet pemeve, veshet e mi me zor e dallojne
Ama mund ta ndjej ne zemren time, duke vibruar fort sikur te ishte ulerime.
 
Oh Ariadne, po vij te ti,
Thjesht me duhet te zgidh kete labirint ne koken time.
Erdha ketu sic me kerkove, e vrava bishen, ajo pjese e imja vdiq.
Oh Ariande, thjesht me duhet te zgjidh kete labirint ne koken time
Vetem nese do te te kisha degjuar me pare, kur ofrove te me jepje ate fill.
 
Cdo gje eshte ne qetesi, dhe nuk jam plotesisht i sigurt
Nese eshte zeri yt ai qe degjoj, apo mbase eshte nje dere.
Qe po mbyllet pas shpines te nje heroi, ne rrugen e tij per tu bere burre.
A eshte e vertete qe ne heronjte e kemi te shkruar, te kemi nje udhe te paracaktuar, por jo nje plan?
 
Oh Ariadne, po vij, thjesht me duhet te zgjidh kete labirint brenda mendjes time.
Sikur ta kisha ate fill, ketu eshte shume erresire, me duket se po verbohem.
Oh Ariadne me duhet ta zgjidh kete labirint ne koken time.
Betohem per gjene me te shtrenjte, nuk mbaj as mend, cfare kam ardhur te gjej ketu.
 
Pra me thuaj princeshe, ende po orvatesh neper pyllin tend te shenjte?
A po ndrin ende hena?
Ti je gjeja e vetme ne koken time.
Shpata qe me dhe, ishte e rende, mu desh ta lija përtokë.
Eshte gati komike se sa te pambrojtur mund te ndihemi kur s'kemi askend perreth.
 
Oh Ariadne, po vij thjesht me duhet te zgjidh kete labirint brenda zemres time.
Isha i verber, e mendoja se ti do me verboje, por ti me ofrove nje shenje orientimi.
Ariadne, me duhet te zgjidh kete labirint brenda zemres time,
Sikur ta dija me pare se mund te ma ndricoje udhen, do te te kisha degjuar qysh prej fillimit.
 
Diku aty siper, mesnata sulmon,
Dhe me duket se degjoj, renien e piklave te vogla te veses mbi murin e pavlere hijerende.
Eshte me shume ndjesi sesa dicka reale, por kur jam ketu krejt i vetem, mjafton te me mposhte te gjithin.
 
Oh Ariadne, une po vija, por te zhgenjeva me kete labirint te se kaluares time.
Oh Ariadne me ler te kendoj per ty, le ta bejme njeri tjetrin te pavdekshem.
 
Submitted by Different kind of geek on Mon, 25/06/2018 - 00:09
English

The Labyrinth Song

More translations of "The Labyrinth Song"
See also
Comments